Pjesa e parë: Liverpooli në avantazh ndaj Newcastle

Futboll

Pjesa e parë: Liverpooli në avantazh ndaj Newcastle

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 19:25
Foto nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Newcastle United dhe Liverpoolit, ku ky i fundit hynë në pushim në epërsi prej dy golave.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St.James Park”, Liverpooli po avancon me rezultat solid 2:0 ndaj Newcastle.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Darwin Nunez, i cili kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’.

Ndërkaq, golin e fundit të pjesës së parë e shënoi Cody Gakpo, i cili thelloi epërsinë e Liverpoolit në 2:0 në minutën e 17’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë, 2:0 në favor të Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat