Sheikh Al Thani zbuloi planet e tij për të ardhmen e Manchester United

Futboll

Sheikh Al Thani zbuloi planet e tij për të ardhmen e Manchester United

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 23:27
Sheikh Al Thani

Deklarata zyrtare e Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, e lëshuar pas ofertës për Manchester United, zbuloi planet e tij për të menaxhuar klubin.

Al Thani, për të cilin thotë se ka qenë një mbështetës i përjetshëm i United, është kryetar i bankës së Katarit QIB dhe një anëtar i familjes mbretërore në pushtet, pasuria neto e së cilës është rreth 335 miliardë dollarë.

Sheiku ka plane të mëdha për klubin, të cilat përshkruhen në këtë deklaratë.

Ky është teksti i tij i plotë:

“Sot, Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani konfirmoi se ai po aplikon për një 100% të aksioneve në klubin e futbollit Manchester United. Qëllimi kryesor i kësaj oferte është t’i rikthejë klubit lavdinë e dikurshme si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Aplikimi do të jetë plotësisht i pavarur nga kreditë. Fondacioni Sheikh Jassim Nine Two do të investojë në ekipet e futbollit, objektin stërvitor, dhe stadiumin.

Vizioni ynë është që Klubi i Futbollit Manchester United të njihet për aftësitë e tij në futboll dhe të konsiderohet klubi më i madh i futbollit në botë".

Përveç Sheikh Al Thani, Glazers morI oferta nga Sir Jim Ratcliffe dhe grupi amerikan Elliott Investment Management.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat