Kritika për Neymarin: Ai individ nuk ka respekt!

Futboll

Kritika për Neymarin: Ai individ nuk ka respekt!

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 00:26
Neymar

L’Equipe ka raportuar për ndjenjat e fqinjëve të yllit brazilian 

L’Equipe ka publikuar një raport të shtunën në të cilin kanë folur fqinjët e Neymar, të cilët kanë folur për “ahengjet” që futbollisti brazilian mban në shtëpinë e tij në Bougival, në rrethina të Parisit, ku ai ka jetuar prej kalimit të tij në Paris Saint-Germain më 2017. Disa janë simpatike dhe disa të tjera të neveritshme. 

Ahengu u fundit që ylli brazilian mbajti ishte për ditëlindjen e tij më 5 shkurt dhe zgjat nga ora 15:00 deri në mesnatë. Një festë që ktheu vendin ku jeton Neymar në një festë me muzikë braziliane e që bëri që kryetari i Parisit, Luc Watelle shpërtheu. 

“Ai individ nuk ka respekt”, tha ai për Le Parisien. “Dikur ishin edhe më shumë. Ai solli çadra, një orkestër, një sistem të tërë zerimi. Jetoj në atë rrugë dhe dritaret e mija dridheshin”. 

Disa fqinj pajtohen me kryetarin, sipas dëshmive që ka mbledhur L’Equipe. 

“Ne dëgjojmë gjithçka edhe pse jetojmë 600 metra me larg. Ky person nuk ka respekt, fakt që Neymarin nuk e shfajëson. Disa nga ahengjet e tij kanë zgjatur 48 orë”, tha një grua në pension që jeton në atë zonë. 

Të tjerët, në anën tjetër, kanë humor tjetër, simpatik në fakt një i ri dëshiron të argëtohet në atë zonë herë pas here. 

“Ne dëgjojmë vajza duke bërtitur, motor makinash duke ulëritur , por është e pranueshme. Ndodh njëherë në muaj më së shumti dhe ata rrallë me shqetësojnë”, tha një tjetër fiqnj. “Njerëzit ankohen por ata e shohin këtë gjë tri herë në vit. Në moshën e tij është normale që të kënaqet paksa me veten e tij dhe paratë që fiton prandaj nuk befasohen pse ahengjet janë kaq të mëdha. Por, për shkak se emri i tij është Neymar, të gjithë flasin për të”, thekson një tjetër. 

“Kur Ronaldinho jetonte këtu, ai erdhi dhe shikonte së si luanin të rinjtë për vikend. Ishte çmenduri nga ata! Në pesë vite, ne nuk e kemi parë Neymar ta bëjë, ai është një fantazmë”, ka thënë kryetari Wattelle duke komentuar krahasimin e tij me Ronaldinhon. 

Kundërpërgjigje për Mbappe? 

Kohëve të fundit, Neymar po ashtu ishte në lajme për një foto që u shkarkua nga një shok i tij në të cilën futbollisti u pa në McDonalds. Foto nuk kaloi pa debat pasi që disa ditë më herët, pas ndeshjes kundër Bayern Munchen, Kylian Mbappe theksoi rëndësinë e kujdesit të lartë si të tij për ndeshjen e dytë. 

“Është e rëndësishme që ne të kemi shëndet të mirë. Kështu që të gjithë duhet të hamë mirë dhe të flemë mirë. Ky është fokusi kryesor për ne që të kalojmë të tilla ndeshje”, theksoi francezi. 

Pas këtyre fjalëve, Neymar u paraqit në një restorant të ushqimit të shpejt. Një gjest që ai e interpreton si një sfidë për shokun e tij të skuadrës. Si shtesë, Neymar po ashtu shkoi në një turne pokeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat