Coleilla: Nuk kam dyshuar kurrë te kjo skuadër

Futboll

Coleilla: Nuk kam dyshuar kurrë te kjo skuadër

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:24
Giovani Colella

Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar fitoren 3-0 me Erzenin.

Strategu italian deklaroi se gjithmonë ka pasur besim të lojtarët e tij.

“Nuk kam dyshuar kurrë për këtë skuadër, ato i keni patur ju.

Jam shumë i lumtur me djemtë për këtë fitore, për klubin. Lojtarët arritën të tregojnë forcën e tyre pas momenteve të vështira.

Nga momentin që mbetëm me 10 lojtarë, mendoj se ishte një lëvizje normale për largimin e sulmuesit dhe futja e mbrojtësit, nuk bëra asgjë speciale, atë e bënë lojtarët.

Jam i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve dhe shumë entuziast vetëm për ta.

Mua nuk më intereson se për çfarë fitohet, më intereson vetëm të fitoj. Më vonë ne do të bëjmë llogaritë për pikët që do të grumbullojmë dhe sesa do na ndihmojnë këto pikë për të arritur në finish.

Tedi Cara? Cara është një lojtarë i rëndësishëm për partizanin, si të tjerët por ai thjeshtë pushoi.

Nuk është absolutisht e vërtetë që nuk ka hapësira për të apo dikë tjetër. Kjo është skuadra dhe do të vazhdojmë”, deklaroi Coleilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat