Rice drejt largimit

Futboll

Rice drejt largimit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Declan Rice

Rice drejt largimit, West Ham gjen zëvendësuesin te Lazio!

Declan Rice me shumë mundësi do të ndryshojë klub këtë verë, me Manchester City-n që ka shfaqur interes të lartë për mesfushorin e West Ham.

Në një situatë të tillë “Hammers” po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e anglezit dhe sipas raportimeve të medieve italiane, emri i parë në listë është ai i Sergej Milinkovic-Savic, të Lazios.

West Ham e ka ndjekur me shumë vëmendje serbin dhe pritet që të bëjë një ofertë në verë, nëse Rice konfirmon largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat