Mungesa dhe dilema

Futboll

Mungesa dhe dilema

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Gvozdenoviç

Pas barazimit në kryeqytet, Skënderbeu kërkon kthesën.

Të dielën presin Orikun dhe në shtëpi gabimet janë të ndaluara. Përtej mungesave dhe dilemave, trepikëshi është domosdoshmëri.

Gresild Lika e humb këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Agnaldo Moraesh nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.

Ivan Gvozdenoviç nuk e diskuton fitoren dhe këtë e bazon tek angazhimi dhe përqendrimi që ka parë gjatë javës në stërvitje. E megjithatë, trajneri ka edhe një këshillë për të tijtë.

“Pas një jave intensive mes përgatitjesh dhe analizash, kemi dalë në konkluzionin se vetëm duke i marrë takimet njëri pas tjetrit mund të arrijmë aty ku duam.

Vijmë pas një barazimi me Dinamon, që me pak kujdes dhe menaxhim, mund të kishim fituar. Por ajo kaloi tashmë dhe kemi analizuar çdo detaj të atij takimi, duke nxjerrë mësimet e rastit për gjithçka që kemi bërë në fushën e lojës.

Tani jemi gati për Orikun, që e presim në shtëpi. Është një kundërshtar, të cilin po ashtu jemi munduar ta analizojmë pavarësisht vështirësive nga materialet video. Por them se jemi gati.

E them këtë pasi skuadra ka punuar mjaft mirë gjatë kësaj jave dhe është shprehur mirë në fushën e lojës.

Djemve u kam kërkuar që të jenë të përqendruar, të përgjegjshëm dhe të respektojnë kundërshtarin si një konkurrent të denjë të kësaj gare.

Të mos harrojmë që jemi Skënderbeu, por mbi të gjitha të vlerësojmë faktin se nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë.

Duhet të kemi respekt për kundërshtarin dhe të hyjmë në fushë me qëllimin e vetëm për të marrë maksimumin.

Oriku ka fituar në ndeshjen e fazës së parë, ndaj edhe për këtë kujdesi është maksimal. Megjithatë, unë mendoj se ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj do të bëjmë më të mirën tonë për të dalë me pikët e plota”, përfundoi Gvozdenoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat