Guardiola pas barazimit: Duhet të ishim treguar më agresivë

Futboll

Guardiola pas barazimit: Duhet të ishim treguar më agresivë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 12:10
Pep Guardiola

Manchester City u ndal në një barazim 1-1 përballë Notingem Forestit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Premier Ligës.

Pas sfidës, trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola u shpreh se ekipi luajti shumë mirë por ky është futbolli.

“Ne luajtëm një lojë shumë, shumë të mirë.

Kishim mundësi fantastike, por ky është futbolli.

Ne duhet të shënojmë.

Ne bëmë gjithçka. Ishte një nga ndeshjet më të mira që luajtëm këtë sezon, por humbëm dy pikë, duhet të ishim më agresivë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat