Balogun në ‘radarin’ e klubit të madh italian

Futboll

Balogun në ‘radarin’ e klubit të madh italian

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:21
Balogun

Balogun në ‘radarin’ e klubit të madh italian!

Arsenali në fund të këtij sezoni, do të marrë vendimin nëse do të shesë apo do të mbajë Folarin Balogun, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Balogun aktualisht po luan në formë huazimi tek Reims në Ligue 1 dhe është duke bërë një sezon mjaft të mirë. Ai deri tash ka shënuar 15 gola për skuadrën franceze.

Sipas gazetarit Romano, lojtari është duke u vëzhguar nga klubi i madh italian, Milan, megjithatë, kuqezinjtë ende nuk kanë nisur negociatat me Arsenalin për transferimin e mundshëm të Balogun në ‘San Siro’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat