Galliani: Monza luajti mirë

Futboll

Galliani: Monza luajti mirë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:40
Galliani

Një ndeshje e veçantë për Adriano Gallianin, i cili pas humbjes 0-1 së Monzas ndaj Milanit, tha se ekipi i tij luajti mirë.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, përtej faktit që u shpreh se Monza bëri një lojë të mirë, shtoi se vitet te Milan nuk harrohen kollaj, duke shprehur kështu gëzim për fitoren e ish-ekipit të tij.

“Monza luajti mirë, mirë, mirë, mire. Dëgjova presidentin dhe ai ishte shumë i kënaqur me paraqitjen.

Jeta është kjo, ka ndeshje në të cilat barazoni në sekondën e fundit (si kundër Interit) dhe të tjera në të cilat goditni një shtyllat, ndodh.

Tridhjetë e një vite jetë nuk mund të harrohen“-tha ai, referuar këtu viteve kur ka qenë pjesë e Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat