Shpërthimi i Nagelsmannit

Futboll

Shpërthimi i Nagelsmannit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:02
Nagelsmann

Bayern Munih humbet, Nagelsmann është i tërbuar. Trajneri i Bayern Munich nuk e mori shumë mirë vendimin për kartonin e kuq ndaj Dayot Upamecano në fillim të ndeshjes, një episod i cili, në sytë e trajnerit, kompromentoi shanset e klubit gjerman për të fituar ndaj Gladbach (humbje 3-2).

Bayern Munich ra në fushën e Mönchengladbach në Bundesliga, tri ditë pasi fitoi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Humbje e papritur dhe e ardhur pas vendimit të Welz-it, që në fillim të ndeshjes i la kampionët e Gjermanisë me dhjetë lojtarë, me bavarezët që kishin arritur të qëndronin në lojë, por pjesa e dytë ishte fatale për ta.

Ndalesa për kampionët në fuqi ofron mundësinë për ndjekësit e tij që të përfitojnë, me Union Berlin që mund ta parakalojnë Bayern-in dhe Borussia Dortmund ta kapë në renditje këtë të diel.

Aq sa mjafton që Nagelsmann të zemërohet skyspor.de: “Ky ishte një vendim m*ti.

Nuk mund ta kuptoj, mendoj se ishte një  tallje”.

Duke folur për Sky Sport, trajneri i Bayernit kontestoi ashpër kartonin e kuq të Dayot Upamecano: “Askush nuk mund të më bëjë të besoj se ai faull vlen një karton i kuq. Është një vendim absurd”.

Është “vetëm” humbja e dytë e sezonit e Bayern Munich në kampionat, por vjen në një kontekst tensionesh të forta të brendshme. Dhoma e zhveshjes bavareze tashmë ishte ndarë pas deklaratave të Neuer.

I kundërshtuar edhe nga disa lojtarë të tij, fati i Nagelsmann mund të vendoset nga Champions League. Një eliminim i ri i parakohshëm, edhe pse kundër PSG-së, padyshim që do t’i kushtonte vendin.

Nëse jo menjëherë, në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat