Pjesa e parë: Baras në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Futboll

Pjesa e parë: Baras në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani dhe Drenica po barazojnë 1:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Bitsouka Koxy, që kaloi Drenicën në epërsi prej 1:0 në minutën e 8’ të ndeshjes.

Ndërkaq, kampioni arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 25’, ku Albion Rrahmani shënon për 1:1.

Rezultat i njëjtë 1:1 po qëndron edhe në përballjen mes Gjilanit dhe Malishevës, që po zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.

Ronald Sobowalen shënoi golin e parë të ndeshjes duke kaluar Malishevën në epërsi në minutën e 20’, kurse golin e barazimit për Gjilanin e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 30’.

Pjesa e parë, rezultatet:

Ballkani 1:1 Drenica

Gjilani 1:1 Malisheva

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat