Shkupi fiton derbin e madh shqiptar 

Futboll

Shkupi fiton derbin e madh shqiptar 

Nga: K. G. Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja Shkupi - Shkëndija

Kampioni në fuqi, Shkupi, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes së Tetovës, në takimin që u zhvillua në terren neutral përkatësisht në Kërçovë, pasi që stadiumi Çair është i suspenduar.

Shkupjanët si vendas luajtën në Kërçovë dhe triumfuan ndaj kuqezinjve.

Në pjesën e parë, futbollistit Alvarez ka shënuar në minutën e 36-të dhe Trapanovski i jep fund gjithçka në minutën e 90+4, 2:0.

Pas javës së 19-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi zë vendin e dytë me 37 pikë,  një me pak se lideri Struga Trim Lum dhe Shkëndija renditet në të tretin me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat