Sheriff Tiraspol nokauton Partizanin e Beogradit

Futboll

Sheriff Tiraspol nokauton Partizanin e Beogradit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:22
Pamje nga ndeshja

Lajmi më i mirë i mbrëmjes, Sheriff Tiraspol 'nokautron' Partizanin e Beogradit!

Kanë përfunduar 3 nga 4 sfidat e kthimit të vlefshme për sigurimin e një vendi në fazën çerekfinale, të kompeticionit më të ri në Evropë për klube, UEFA Conference League, me Lazion dhe qipriotët e AEK Larnaca që kanë kaluar në raundin tjetër falë barazimeve të “bardha”.

Mrekullia ndodhi në Beogradi, me moldavët e Sheriff Tiraspol që kanë përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë duket arritur të triumfojë në transfertë me rezultatin 1:3.

Golat e Badolo në minutën e 22’ dhe dopieta e Diop në minutat 46’ dhe 47’ hodhën totalisht poshtë golin e shënuar nga Menig në minutëne 13’-të, duke i dhuruar një “biletë të artë” çerekfinaleje, moldavëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat