‘Djajtë e Kuq’ trokasin në dyert e Napolit

Futboll

‘Djajtë e Kuq’ trokasin në dyert e Napolit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:51
Victor Osimhen

Manchester United ka trokitur në dyert e Napolit për sulmuesin Victor Osimhen.

Ylli nigerian është një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane përfshirë Chelsean dhe Atletico Madridin.

Top-shënuesi i Serie A, sipas medieve britanike, tashmë kërkohet edhe nga Manchester United.

Osimhe është duke treguar formë të jashtëzakonshme për ‘napolitanët’ këtë sezon të garave, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë katër asistime në 24 ndeshjet e deritashme.

Osimhen kohët e fundit kishte refuzuar mundësinë e largimit nga Napoli, por siç raportohet, klubi që është i interesuar për të duhet të paguajë më shumë së 140 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat