Xavi nxjerr në shitje Fatin

Futboll

Xavi nxjerr në shitje Fatin

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Fati

Barcelona raportohet se po planifikon të bëjë pastrim masiv këtë verë, pasi katalonasit kërkojnë të ulin faturën e pagave të tyre të fryra në kufirin prej 200 milionë euro.

‘El Nacional’ shkruan se trajneri Xavi Hernandez ka miratuar shitjen e disa prej talenteve të mëdhenj, duke përfshirë Ansu Fati.

Fati nuk e ka gjetur formën e tij të mirë që kur u kthye nga lëndimi, i cili e la jashtë fushës së blertë për disa muaj. Talenti i ‘Blaugranave’ është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha angleze.

Siç raportohet, gjashtë lojtarë janë të paprekshëm për Xavin. Ronald Araujo, Pedri, Gavi, Jules Kounde, Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen, të cilët po luajnë rol të rëndësishëm këtë sezon të garave tek Barcelona, nuk do të largohen nga ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat