Thiago Motta në Paris Saint-Germain?

Futboll

Thiago Motta në Paris Saint-Germain?

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 18:29
Thiago Motta

Skuadra e Paris Saint-Germain është duke hulumtuar për një trajner të ri, pasi nuk janë të kënaqur me aktualin, Christophe Galtier.

Një emër që po qërkullon në mediat e huaja është ai i Thiago Motta, ish-lojtari i PSG-së.

Megjithatë, trajneri i tanishëm i Bologna-s nuk ka dashur të flas në lidhje me këtë, pasi është i fokusuar te skaudra e tij e tanishme.

Unë nuk dua të komentojë në lidhje me Paris Saint-Germain. Jam 100 për qind i fokusuar në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Motta

Kujtojmë që PSG-ja është duke e menduar largimin e Galtier që nga humbje minimale 1 me 0 nga Bayern Munich në ndeshjen e 1/8 së finales në UEFA Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat