Te Barça shpresojnë ta kenë në “El Clasico”

Futboll

Te Barça shpresojnë ta kenë në “El Clasico”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 21:57
Ansu Fati

Ansu Fati nuk do të luajë në ndeshjen kundër Almerías, të dielën.

Klubi i Barcelonën ka njoftuar se sulmuesi “ka pësuar një mavijosje në gjurin e majtë gjatë stërvitjes këtë pasdite”, për të cilën shton se “mbetet jashtë skuadrës dhe se evolucioni i tij do të përcaktojë kohën se kur do të kthehet.”

Gjuri i majtë është i njëjti ku Ansu iu nënshtrua katër herë operacionit për shkak të problemeve në meniskun e brendshëm, pasi u dëmtua më 7 nëntor 2020 në ndeshjen e ligës kundër Betisit, pas një dueli të fortë me Aissa Mandi.

Gjithsesi, në ambientin “blaugrana” besojnë se sulmuesi do të jetë në “El Clasico”.

Brenda stafit të Barçës, në parim, mendojnë që Ansu të jetë jashtë vetëm për ndeshjen kundër Almerías dhe se ai mund të jetë në dispozicion të Xavi Hernándezit në sfidën e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit, që do të luhet në “Santiago Bernabéu”, të enjten, që korrespondon me ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Atmosferë derbi në Madrid, Ancelotti ka një kuriozitet për Simeonen

Sulmuesi i Barçës ishte zëvendësues kundër Manchester United.

Ai u aktivizua në minutën e 75-të, duke zëvendësuar Raphinhan. Ansu nuk pati shumë mundësi për të rrezikuar portën e “Djajve të Kuq”, veç momentin në fundin e takimin, kur tentoi me kokë.

Ansu i bashkohet në infermieri Pedrit, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë kundër Manchester United, dhe Ousmane Dembélésë, që u lëndua në takimin kundër Girona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat