Thaçi flet para duelit me Ferizajn

Futboll

Thaçi flet para duelit me Ferizajn

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:16
Thaçi

Drita do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.

Gjilanasit kërkojnë vazhdimësi të fitoreve, derisa vendasit duan të shkaktojnë një tjetër befasi.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka thënë se ka qenë një javë e ngjeshur, por që duan fitore në Ferizaj.

“Kjo javë ka qenë e ngjeshur, por fatmirësisht gjërat kanë shkuar mire dhe shpresoj që nesër qytetin dhe tifozët t’i gëzojmë edhe me një fitore”.

“Drita është klub me pretendime të qarta dhe me këtë synim e nisim ndeshjen për të cilën kemi bërë të gjitha përgatitjet”.

“Kemi marrë të gjitha masat kemi, kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresoj që futbollistët tanë të reflektojnë në ato gjëra që ne kemi stërvit për t’iu kundërvë Ferizajit.

Ata kanë seri të mirë, por shpresoj që edhe ne të jemi në formë dhe t’i shfrytëzojmë defektet e tyre”, ka thënë Thaçi.

Rreth formës së klubit dhe përshtatmërisë me filozofin e trajnerit, Thaqi theksoi se Drita ka nivel të lartë të lojtarëve me të cilët synon rezultate kulmore.

“Ky grup i lojtarëve ka një sistem të punës dhe klubi DRITA ka ruajtur nivelin e vet, ka qenë një nga klubet më të organizuara dhe me shumë cilësi”.

“Ky sistem i instaluar i punës sigurisht kërkon kohë për përshtatje me trajnerin e ri dhe kërkesat e tij 100 për qind, por në këto dy ndeshjet e fundit janë munduar të kapin idenë që kërkoj unë.

Ideja ime me Dritën është të shënojmë sa më shumë gola dhe nuk duhet të kënaqemi e stepemi vetëm më një gol”.

“Kjo kërkesë vie për shkak të nivelit të lojtarëve në sulm, kemi komplet zonën e sulmit dhe reparte të tjera që mund të shënojnë çdo moment”, përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat