SokolI: Shpresojmë që të vijnë ditët kur lojtarët të jenë më të qetë

Futboll

SokolI: Shpresojmë që të vijnë ditët kur lojtarët të jenë më të qetë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:08
SokolI

Malisheva ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Në fakt kjo ishte fitorja e parë edhe e Bylbyl Sokolit si trajner i Malishevës, pai ka mposhtur Drenicën me rezultat 3:1.

Sokoli fillimisht foli për super talentin Drilon Hazrollaj i cili realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

“Është një talent i madh që po bën shumë mirë, por i duhet ende punë e madhe për të arritur diçka në karrierë. I duhet punë, disiplinë dhe angazhim i madh dhe mundësitë i ka, tani varet nga ai”, tha Sokoli.

Tutje trajneri i njohur kosovar foli për ndeshjen, duke thënë se është i kënaqur nga ajo që kanë dhënë futbollistët.

“Mendoj që të gjithë lojtarët e dhanë maksimumin në këtë ndeshje.

Duhet ta pranojmë se ekipi po luan me presion.”

“Nuk jemi në pozitë të lakmueshme në tabelë.

Për këtë arsye ne po bëjmë shumë gabime në lojë.

Jam i kënaqur me atë që treguan lojtarët në fushë”.

“Shpresojmë që të vijnë ditët kur lojtarët të jenë më të qetë.

Kemi shënuar shumë gola, por edhe po lëmë mundësinë për të pranuar shumë gola sepse po lëmë hapësira prapa”, ka deklaruar Sokoli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat