Lojtari i Kosovës shkëlqen në Francë, shpëton nga humbja skuadrën e tij 

Futboll

Lojtari i Kosovës shkëlqen në Francë, shpëton nga humbja skuadrën e tij 

Nga: K. G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:51
Elbasan Rashani

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është në formë të mirë, duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e tij, Clermont.

Ai me skuadrën e tij si vendas barazuan me rezultat 1:1 me Strasbourg-un, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit francez. 

Diallo në minutën e 34-të kaloi në epërsi ekipin mysafir.

Në minutën e 65-të, vijnë në shprehje cilësitë e Rashanit, duke shënuar dhe barazuar. 

Goli i tij i solli një pikë Clermont-it.

Pas javës së 25-të, Clermont është në vend të 12-të me 31 pikë e Strasbourg i 15-ti me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat