Boshnjaku: Kjo fitore më jep qetësi

Futboll

Boshnjaku: Kjo fitore më jep qetësi

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:06
Lorik Boshnjaku

Mesfushori i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku u shpreh pas sfidës që ka ardhur tek ky ekip për trofe.

Ai deklaroi se ekipi ka një atmosferë shumë të mirë dhe se shpreson të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

“Kam ardhur për trofe tek Vllaznia, tani jemi në gjysmën e rrugës dhe do presim vazhdimësinë, dhe pse jo synojmë titullin kampion ose Kupën.

Kemi dhe një gjysmë rruge ndeshjen e kthimit, por ky rezultat na jep qetësi dhe shpresoj që nëse nuk arrijmë të fitojmë atje të paktën ta mbrojmë këtë rezultat dhe të arrijmë të kualifikohemi.

Unë kam vuajtur një dëmtim, dhe kur janë të gjithë lojtarët në dispozicion është normale që trajneri do ta ketë më të vështirë punën e zgjedhjes së lojtarëve, por ata që futen japin maksimumin ashtu si e dhanë dhe sot.

Kemi një atmosferë shumë të mirë, edhe një ekip me kualitet, jemi në fazën finale dhe do të tregojmë potencialin që kemi si ekip.

Fillimisht kjo ndeshje shkoi mirë dhe me sukses, u ndjeva shumë mirë në fushë, shpresoj të jetë i fundit të paktën për këtë edicion dhe që të bëjmë sa më mirë për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat