Galtier konfirmon mungesën e madhe ndaj Bayernit

Futboll

Galtier konfirmon mungesën e madhe ndaj Bayernit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:28
Neymar

Christophe Galtier konfirmoi se PSG do të duhet të bëjë pa Neymar edhe për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Champions League kundër Bayern Munich.

“Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantes dhe Bayern Munich, ne nuk do të kemi Neymarin në dispozicion.

Nuk është një mungesë banale, por tepër e rëndë për ne”, është shprehur Galtier.

PSG humbi në Paris ndeshjen e parë ndaj Bayern Munch me rezultatin minimal 0-1.

Sfida e kthimit do të luhet në Gjermani dhe Galtier e di shumë mirë se për të mposhtur një ekip si bavarezët do të duhet një repart ofensiv i kompletuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat