Interesim i madh për derbin

Futboll

Interesim i madh për derbin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 17:34
Pamje nga një atmosferë në derbin shqiptar

Derbi i kryeqytetit po afron dhe interesimi për ndeshjen më të zjarrtë të futbollit shqiptar sa vjen dhe shtohet. Partizani dhe Tirana do të luajnë të hënën në “Air Albania” sfidën e javës së 24-të, që përkon me fazën e tretë të kampionatit.

Deri më tani janë shitur 4,000 bileta. Partizani është pritës i këtij takimi, me të kuqtë që hodhën në treg biletat në ditën e enjte dhe interesimi i tifozëve për të qenë në shkallët e stadiumit nuk ka zhgënjyer.

Klubi i kuq do të ketë shumicën e tifozëve në krah, në tentativën për të fituar derbin e dytë radhazi.

Tifozët Partizanit do të jenë të vendosur në tribunat në krahun e qytetit dhe ato përballë ndërsa në bardheblutë kanë në dispozicion vetëm tribunat V dhe S.

Biletat vijojnë të shiten me shpejtësi pranë dy pikave të shitjes, në stadiumet “Air Albania” dhe “Selman Stermasi”.

tjetër informacion i rëndësishëm është që biletat do të shiten deri të hënën në orën 17:00 dhe sportelet do të mbyllen dy orë para fillimit të derbit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat