Choupo-Moting rinovon kontratën me Bayern Munich

Futboll

Choupo-Moting rinovon kontratën me Bayern Munich

Më: 3 mars 2023 Në ora: 17:50
Choupo-Moting

Eric Choupo-Moting rinovon me një vit plus kontratën me Bayern Munih.

Në një postim në rrjetet sociale klubi bavarez bë me dije se sulmuesi kamerunas do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë deri në vitin 2024.

“Ne jemi shumë të lumtur që Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë me ne edhe një vit.

Ai është një lojtar i fortë, ai ka luajti shumë mirë vitet e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit ai na ndihmoi të plotësojmë boshllëkun që kishim përpara.

Ai bëri shumë mirë dhe konfirmoi paraqitjet e tij përsëri këtë vit.

Jemi të lumtur që e kemi dhe mund të punojmë me të atë deri në verën e vitit 2024” – tha Salihamixhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat