Santos ka përgatitur listën me 50 lojtarë

Futboll

Santos ka përgatitur listën me 50 lojtarë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:17
Polonia

Fernando Santosi ka nisur nga puna me Kombëtaren polake, ku ka përgatitur një listë të gjerë me 50 lojtarë për ndeshjet e muajit mars.

“Przeglad Sportowy Onet” njofton se Federata Polake ka dërguar sot ftesat për 50 lojtarë.

Një numër i lartë ky, për shkak të dëmtimeve të shumta që mund të pësojnë futbollistët deri në momentin e grumbullimit.

Megjithatë lista do të ndryshojë sërish  dhe do të marrë trajtën përfundimtare më 17 mars.

Pikërisht në këtë datë do të publikohet edhe lista e shkurtuar me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të Santosit për përballjet me Çekinë dhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat