KF Kumanova e Ismet Zeqirit e treta në Sandanski

Futboll

KF Kumanova e Ismet Zeqirit e treta në Sandanski

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:17
KF Kumanova 

KF Kumanova, gjenerata e të lindurve në vitin 2012, e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur kumanovar Ismet Zeqiri është renditur e treta në “Pirin Cup” – turne ndërkombëtar në Sandanski të Bullgarisë.

“Pirin Cup” është turne me peshë të madhe për grupmoshat e reja, këtë vit turneun e ka karakterizuar pjesëmarrja e ekipeve të njohura nga Turqia, Rumunia, Polonia dhe Bullgaria.

Në mesin e ekipeve më të njohura pjesëmarrëse ishte ekipi i famshëm turk Fenerbahçe.

Ekipi i Ismet Zeqirit ishte i pafat në gjysmëfinale me gjigantin turk, ndërkaq, për vendin e tretë, ekipi kumanovar ishte më e mirë se KF Drita nga Gjilani, dhe pas një loje dinamike dhe të barabartë, 2 me 2 me gola, arriti përmes gjuajtjeve të penaltive të korrë fitore dhe në vend të sjellë medaljen e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat