Drenica thyen serinë negative, mposht Ferizajn

Futboll

Drenica thyen serinë negative, mposht Ferizajn

Nga: K. G. Më: 4 mars 2023 Në ora: 15:08
Drenica

Skuadra e Drenicës pas katër humbjeve rresht në pjesën pranverore, megjithatë thyen serinë negative të rezultateve.

Drenica ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Autor i golit është futbollisti (55') Bintsouka Koxy.

Drenica ngritet në vend të tetë me 23 pikë dhe Ferizaj bie në fund (I dhjeti) me 21.

Ferizajasit pas dy fitoreve e dy barazimeve, pësuan humbjen e parë në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat