Ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 24-t

Futboll

Ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 24-t

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:29
Tabela e Kampionatit Shqiptar

Ndeshjet e para të javës së 24-t kanë shtuar pretendentët në garën për titullin kampion pasi Egnatia tashmë është mes ekipeve që luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Rrogozhinasit kanë mundur me shifrat 4-1 Kastriotin dhe falë një golavarazhi më të mirë, tani e shohin veten edhe para Partizanit në renditjen e kampionatit. Një sukses i rëndësishëm për këtë skuadër e cila po ecën me ritme rekord në historikun e saj në elitë.

Ndërkohë, barazimi mes Bylisit dhe Erzenit, bën që ballshiotët të marrin gjithsesi në rezultat pozitiv.

Ndërsa shijakasit duhett ë mendojnë edhe pak për t’u ruajtur nga skuadrat që kanë më pas në renditje, pasi pikërisht Bylisi dhe zona e rënies nga kategoria, është vetëm 6 pikë larg.

Të dielën
Bylis-Erzeni 1-1
Egnatia-Kastrioti 4-1

Të hënën
Laçi-Kukësi ora 13:00
Vllaznia-Teuta ora 16:00
Partizani-Tirana ora 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat