Shensoji akuzon për komplot

Futboll

Shensoji akuzon për komplot

Më: 5 mars 2023 Në ora: 19:38
Shensoji akuzon për komplot

Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoj, ka deklaruar pas ndeshjes së sotme të barazuar me Erzenin, se skuadra e tij po penalizohet nga ato që ai i cilësoi si “forca të fshehta”.

“Kur erdha para ndeshjeve me Vllazninë dhe Kastriotin nuk luajtëm mirë, por luftuam mirë në ato ndeshje dhe fituam me dyluftime e zemër.

Por më vonë fillova me filozofinë time të lojës, që të kapim ritëm, se kështu luhet futbolli. Në pjesën e parë dominuam totalisht, humbëm disa raste, mund të shënonim 2-3 gola.

Erzeni nuk bëri asgjë, në pjesën e dytë dominuam në fushë si skuadër e bëmë golin. Por më vonë një penallti, menjëherë pa e shkuar te VAR-i, si e pa, se shumë lojtarë ishin aty…

Më mirë të shkonte te VAR dhe bindej. Edhe me Egnatian shumë lehtë po na japin të verdhe, si me Damçevskin, pastaj i dyti, i kuq e penallti.

Janë forca të fshehta që nuk po na lejojnë të tregojmë që në futbollin shqiptar, Ballshi po tregon e do vazhdojë të tregojë, dhe do të luftojmë edhe me forca të fshehta deri në fund të kampionatit.

Opinioni do të shohë një Bylis që luan një futboll pozitiv, jo negativ.

Nga jashtë mund të duket ndryshe por për mua ndeshja me Erzenin është derbi, nuk është vetëm lart një i tillë, por edhe poshtë kur lufton për mbijetesë.

Nuk është qëllimi të krijosh raste, por të realizosh.

Edhe në tregti, nuk është qëllimi i fabrikës të prodhojë këpucë, por nëse shet këpucë fiton para. Nëse rrinë në depo, falimenton fabrika.

Edhe një skuadër futbolli është e njëjtë, nuk është vetëm të krijosh sa më shumë raste, por edhe të realizosh.

Pra me këtë lojë të bukur, të punojmë edhe më shumë me realizimin”, tha Shensoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat