Sokoli: Ky ritëm i ndeshjeve është ngarkesë për futbollistët

Futboll

Sokoli: Ky ritëm i ndeshjeve është ngarkesë për futbollistët

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:31
Sokoli

Malisheva ka pësuar humbje para adhuruesve të vet me rezultat 1-2 nga Dukagjini.

Një humbje që dhemb shumë për vendasit pasi erdhi nga një kundërshtar direkt për mbijetesë.

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka thënë se kanë pësuar lehtë, derisa ndeshjet çdo tre ditë po janë problem për futbollistët.

“Kam bindjen se ky ritëm i ndeshjeve është ngarkesë për futbollistët tonë dhe kjo ishte vendimtare.

Pësuam lehtë, sot e humbëm një takim shumë të rëndësishëm për ne”.

“Ka ende shumë të luhet, derisa djemtë dhanë maksimumin dhe kjo ka rëndësi”, ta Sokoli.

“Të shohim se si do të shkoj pjesa tjetër e kampionatit. Them që shumë lehtë po pranojmë gola, siç ishte ai i dyti prej këndit të vdekur”.

:Këtu duhet të përmirësohemi, duhet të punohet në mesfushë dhe të përmirësojmë lojën tonë”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat