Vendimi i Josës që i çuditi të gjithë, lojtari nga Kosova nuk u preferua asnjë minutë

Futboll

Vendimi i Josës që i çuditi të gjithë, lojtari nga Kosova nuk u preferua asnjë minutë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:47
Liridon Latifi

Në barazimin e ditës së diel ndaj Teutës, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, zgjodhi që të mos e aktivizojë lojtarin nga Kosova, Liridon Latifin.

Në pushimin e takimit, edhe pse shkodranët nuk po dilnin në lojën e tyre, u mendua se tekniku kryeqytetas do të ndërhynte duke bërë ndonjë lëvizje.

Fillimisht në nxehje u ngri Kruja, por edhe ai nuk u aktivizua.

Dy ndërrimet e para erdhën në minutën e 57-të kur Ardit Hoxhaj zëvendësoi Çoben dhe Alivoda mori vendin e Markut.

Ndërkohë, në nxehje vazhduan të jenë sërish Kaina, Kruja dhe Heriç.

Por gjatë këtyre momenteve tifozët shkodranë të pranishëm në “Niko Dovana” i kanë kërkuar Josës aktivizimin e Latifit, që ishte i pranishëm në stolin e rezervave.

Gjë që nuk u bë realitet nga tekniku i cili nuk e hodhi në fushë lojtarin i cili nuk është ende në formën optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat