Manchester Utd mposht Betisin, shumë afër çerekfinales 

Futboll

Manchester Utd mposht Betisin, shumë afër çerekfinales 

Nga: K.G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:52
Manchester Utd

Manchester Utd ka shënuar fitore të madhe, duke e bërë hapin e parë drejt çerekfinales së Europa League në futboll. 

“Djajtë e kuq” e mposhtën me rezultat 4:1 skuadrën spanjolle, Betis nga Sevilla. 

Ndeshje e luftuar në “Old Trafford” dhe me pesë gola.

Golat për Manchester Utd i realizuan Rashford (6'), Antony (52'), Fernandes (58') e Weghorst (84’) dhe për Betisin shënoi Perez (32').

Manchester Utd ka edhe sfidën e kthimit në terren të nxehtë të Betisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat