Vllaznia nuk e toleron Latifin

Futboll

Vllaznia nuk e toleron Latifin

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:08
Liridon Latifi

Liridon Latifi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në ndeshjen me Partizanin, me trajnerin Mirel Josa që e ka konfirmuar këtë në konferencën përpara ndeshjes së nesërme.

Mungesa e sulmuesit nuk ka të bëjë me probleme fizike, por me një penalizim të dhënë nga klubi i Vllaznisë për 29-vjeçarin.

Ai nuk u aktivizua në ndeshjen përballë Teutës nga minuta e parë dhe në momentin që trajneri Josa i kërkoi të futej në lojë, sulmuesi ka refuzuar.

Kjo ka bërë që klubi shkodran mos ta tolerojë Latifin, duke mos e grumbulluar për duelin me Partizanin.

“Po, ka një problem të tillë, dhe klubi ka marrë masa në këtë drejtim, qoftë masa financiare, dhe qoftë masa, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e tij në vazhdimësi”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat