Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani mbetet i bindur për blerjen e Man United

Futboll

Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani mbetet i bindur për blerjen e Man United

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:17
Fabrizio Romano

Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani mbetet i bindur se do të jetë në gjendje të marrë drejtimin e Man United, pretendon Fabrizio Romano.

Ai ende mbetet i etur për të blerë 100% aksionet e Glazers.

Al Thani ende beson se oferta e tij, e cila përflitet të jetë rreth 4.5 deri në 5 miliardë paund, është më e përshtatshme për blerjen.

Ai ka plane të investojë fuqishëm në përmirësimin e skuadrës së ekipit të parë, sistemin e të rinjve si dhe objektet në Old Trafford nëse është në gjendje të blejë klubin.

Sheikh Jassim po përballet me konkurrencën nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat