Karapici: 3 pikët janë shumë të rëndësishme

Futboll

Karapici: 3 pikët janë shumë të rëndësishme

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:40
Karapici

Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Pas sfidës foli edhe zv.trajneri i bardhebluve, Artan Karapici.

“Futbolli ka dy pjesë loje, Laçi ka shumë fuqi si ekip.

Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, dhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por më pas Laçi na dominoi.

Lëvizjet e ekipit kundërshtar sollën ndryshimet, prandaj ndodhi tërheqja edhe pse nuk ndodhi shumë mirë nga ana jonë.

Dëmtimet e shumta kanë ndikuar në paraqitjet tona, e falenderojmë Aleksin që luajti i dëmtuar. Momentin që dalim me 5 s’mund të themi kemi vështirësi, me ndërrimet patëm pak vështirësi.

Kush është pjesë e ekipit, ne kemi besim. Iseni duhet të përmirësohet por bëri mjaft mirë sot, 3 pikët janë të rëndësishme edhe pse me vuajtje.

Abazaj nuk është ende gati, prandaj e futëm në ato minuta. Pas pushimit të kampionatit ai mund të jetë plotësisht i rikuperuar”, u shpreh ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat