Ish-futbollistët e Bashkimit bëhen bashkë në kurbet!

Futboll

Ish-futbollistët e Bashkimit bëhen bashkë në kurbet!

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:34
Ish-futbollistët e Bashkimit

Në një foto të përbashkët sot janë paraqitur në rrjetet sociale tre ish-futbollistët e Bashkimit dhe të Kumanovës: Ali Ramani, Nuredin Fetai dhe Sami Rahmani.

Këta tre prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në kantone të ndryshhme të Zvicrës, ndërsa miqësia e tyre ka vazhduar edhe sot e kësaj dite.

Kjo treshe në vitet e 90-ta, ka qenë pjesë e Bashkimit dhe Kumanovës, duke mbrojtur me shumë sukses ngjyrat e këtyre dy klubeve, raporton mediumi nga Maqedonia e Veriut Open-TV.

Interesante është se të tre kanë luajtur sulmues, kurse golat e tyre edhe sot e kësaj dite kujtohen me nostalgji nga futbolldashësit kumanovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat