Apolonia merr fitore spektakolare në kryeqytet

Futboll

Apolonia merr fitore spektakolare në kryeqytet

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:43
Skuadra e Apolonisë

Një ndeshje spektakolare ishte ajo e Kategorisë së Parë. Apolonia arriti të fitonte me shifrat 2-3 ndaj Dinamos.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7 me anë të Anthony.

Shifrat u barazuan nga Marku në të 30. Do të ishte sërish Apolonia që gjeti avantazhin me anë të Omerit në minutën e 66, nga 11-metrat.

Dikson gjeti sërish ekuilibrin te Dinamo në të 72.

Goditja e fundit mbërriti për kryeqytetasit nga Francis në minutën e 84, duke vendosur historinë e takimit.

Kështu Apolonia merr një fitore emocionuese, ndërsa Dinamo ndodhet me 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat