Dovedan: Arritje e madhe për ne

Futboll

Dovedan: Arritje e madhe për ne

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:55
Dovedan

Apolonia mposhti në transfertë Dinamon me rezultatin 3-2, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Veljko Dovedan.

“Ne duam të luajmë futboll të mirë dhe këtë gjë e treguam sot, dhe pastaj varet se ccfarë prodhon fusha.

Nuk është e lehtë ti bësh tre gola Dinamos brenda në kryeqytet dhe tja dalësh, kjo është një arritje e madhe për ne.

Ne kemi përbërje dhe filozofi, në duam të rrisim elementë të rinj, pothuajse i gjithë ekipi ishte nën moshën 22 vjeç, janë lojtarë që luajnë edhe me ekipin e të rinjve.

Ne nuk iu ushtrojmë presion djemve por i kërkojmë që të mësojnë dhe përshtaten me filozofinë tonë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat