Struga kryesuese ngec në shtëpi

Futboll

Struga kryesuese ngec në shtëpi

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:09
Struga

Struga ngec në shtëpi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe sheh t’i afrohen Shkupi dhe Shkëndija. Skuadra e Shpëtim Duros e mbylli në barazim 0-0 takimin ndaj Makedonija GP.

43 pikë numëron Struga pas javës së 21-të, dy më shumë se kampionët e Shkupit.

Kryeqytetasit triumfuan 3-1 përballë Rabotnickit, takim ku katër golat u realizuan në pjesën e parë.

Feston edhe Shkëndija. Kuqezinjtë fituan 2-1 përballë Akademija Pandev. Eraldo Çinari shënoi golat e fitores në fraksionin e parë të takimit.

Shkëndija regjistroi suksesin e dytë radhazi shtëpiak dhe është futur në garën për titullin, pasi ndodhet pesë pikë larg Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat