​Liga e Kampionëve mëson sot dy çerekfinalistët e radhës

Futboll

​Liga e Kampionëve mëson sot dy çerekfinalistët e radhës

Më: 14 mars 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Gara më presitgjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje të tjera, nga të cila do të dalin dy çerekfinalistët e radhës.

Në ”Estádio do Dragão” do të ballafaqohen Porto dhe Interi në duelin e dytë. Italianëyt hyjnë në këtë ndeshje me epërsinë e një goli pas fitores 1-0 në “Giuseppe Meazza”, por ky rezultat nënkupton që gjithçka është e hapur në këtë ndeshje sa i përket skuadrës që do të vazhdojë tutje.

Ballafaqim po aq interesante do të shohim edhe në “Etihad stadium”, aty ku Manchester City pret gjermanët e RB Leipzig. 1-1 ishte rezultati i ndeshjes së parë në Gjermani, andaj kjo sfidë pritet të jetë mjaftë interesante.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat