Haaland me synime më të mëdha: Manchester City më mori për të fituar Championsin

Futboll

Haaland me synime më të mëdha: Manchester City më mori për të fituar Championsin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:06
Haaland e Guardiola

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i bindur se “qytetarët” e blenë atë me synimin për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

“Sigurisht që klubi dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland për CBS Sports.

Ata janë ende të uritur për trofe. Ata kanë fituar katër nga pesë sezonet e fundit të Premier League, pra nuk më afruan për të fituar Premier League.

Unë jam këtu për të ndihmuar klubin të rritet edhe më shumë dhe të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë”.

Të martën, Haaland shënoi pesë gola në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig (7-0) dhe ndihmoi City të arrinte në çerekfinale të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat