Spalletti: Bëmë historinë, por boll më me dhunë

Futboll

Spalletti: Bëmë historinë, por boll më me dhunë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:36
Spalletti

Trajneri i Napolit, Luçiano Spalletti, ishte shumë i lumtur për arritjen historike të skuadrës së tij, ndonëse në fytyrë kjo ndjesi nuk dallohej, duke qenë se të gjithë ishin të prekur për dhunën që shoqëroi prag sfidën me gjermanët.

“Bëmë historinë, pasi për Napolin ishte hera e parë në një çerekfinale Champions, por ne nuk duam që të kënaqemi vetëm me kaq.

Duam trofeun?

Kjo është diçka që e thonë ata të cilët duan të na shtojnë presion.

Ajo që unë dhe ne duam është që të vazhdojmë të luajmë futbollin tonë dhe më pas do të shohim se ku mund të arrijmë.

Ndërkohë, ajo që nuk dua është që t’i japim fund me këtë dhunën e shëmtuar në futboll.

Ndaj, u kërkoj tifozëve të Napolit që të jenë të denjë, siç po tregon skuadra jonë në fushën e lojës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat