Ky është krimineli nga ‘Delijat” e Cërvena Zvezdës, që luftoi ndaj shqiptarëve

Futboll

Ky është krimineli nga ‘Delijat” e Cërvena Zvezdës, që luftoi ndaj shqiptarëve

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 mars 2023 Në ora: 14:21
Kriminelët që luftojnë kundër Utrainës

Cërvena Zvezda e Beogradi, klubi famëkeq, duhet të hetohet nga ndërkombëtaret dhe aty të arrestohen edhe zyrtarë të këtij klubi, veçmas ata të viteve të 90-ta.

Në klubin beogradas, janë ushqyer paramilitarët që morën pjesë në luftërat si në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. 

Ata kanë bërë gjenocid ndaj popullatës, boshnjake, kroate dhe shqiptare.

Një numër i madh i të huajve po luftojnë në Ukrainë nga të dyja anët.

Në mesin e tyre ka një numër të caktuar të ish-sportistëve, por edhe pjesëtarë të një numri të madh tifozësh, njerëz nga stadiumet e futbollit.

“Njësia speciale e ushtrisë ruse e quajtur ‘Espanjola’ përbëhet nga tifozë të klubeve ruse.

Deri më tani, ajo ka rreth 600 njerëz dhe ata janë të stacionuar në Donbass.

Një pjesë e njësisë është në vijën e parë të betejës, në frontin afër qytetit të Ugljedarit.

Kryesues ndër ta janë mbështetësit e Zenitit, Spartakut, CSKA, Lokomotive, Amkar.

Në kanalin e tyre zyrtar ‘Telegram’ kanë publikuar një histori.

Gjegjësisht, në mesin e ushtarëve të njësitit ‘Espanjola’, së fundi si instruktor është punësuar një ish-pjesëtar i Gardës Vullnetare Serbe të udhëhequr nga Zhelko Razhnatoviq - Arkan.

Instruktor ushtarak me emrin e koduar Kosta, ai ishte ish-anëtar i grupit të tifozëve të Cërvena Zvezda, ‘Delija’, nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar”, shkruan “Telegram” i Rusisë. 

Kosta, krimineli, ishte pjesëtar i ‘Tigrave’ të kriminelit të luftës, Arkan dhe në vitin 1999 ka kryer krime ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Siç shkruajnë mediat serbe, ai ka marrë pjesë edhe në Koshare, tani është të agresori rus dhe sulmon popullatën ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat