Gjermanët qeshin me tifozët e Juventusin!

Futboll

Gjermanët qeshin me tifozët e Juventusin!

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:55
Stadiumi në Freiburg

Gjermanët qeshin me tifozët e Juventusin!

Nuk kanë ulëse se rrinë në këmbë për të brohoritur, italianët duan karrige për t’u ulur në ndeshjen me Freiburg

Në ndeshjen e parë para tifozëve të tyre, Juventus arriti të mposht Freiburgun me rezultat minimal 1-0.

Është e qartë se asgjë nuk është vendosur në këtë duel sa i përket kualifikimit.

Pritet që stadiumi Europa Park në Freiburg të mbushet plot sonte dhe tifozët e Juventusit ishin në qendër të vëmendjes para ndeshjes për shkak të një kërkese të papritur.

Në Freiburg u befasuan kur u kërkua nga tifozët e Juventusit që duhej të bënin disa ndryshime në pjesën e tribunës së destinuar për tifozët miq.

Siç dihet në Gjermani, shpesh ndodh që në stadiumet ku tifozët vendas janë më të zjarrtë nuk ka karrige dhe në tribunat ku janë tifozët miq, sepse ata e shikojnë ndeshjen në këmbë sepse brohorasin gjatë gjithë kohës.

Rregullat e UEFA-s lejojnë që në disa pjesë të tribunës të mos ketë karrige për shkak të tifozëve që brohorasin dhe qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë lojës, por miqve nga Torino padyshim që kjo nuk u pëlqen.

Ata kanë kërkuar karriget që të kenë mundësinë të ulen gjatë ndeshjes sepse kanë paguar biletat për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat