Ulje për Milanin

Futboll

Ulje për Milanin

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:08
Milan

Milan-i nis planifikimin për merkaton e verës së ardhshme pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions League në dëm të Tottenham-it të Antonio Conte-s dhe që solli një tjetër thesar të çmuar në arkat e ‘Djallit’.

Mes shpërblimeve të UEFA-s dhe biletave, klubi kuqezi do të mbledhë 20 milionë të tjera për një total prej më shumë se 90 milionë euro në të gjithë sezonin që rrjedh nga kompeticionet më të mira europiane.

Burime themelore për të përforcuar skuadrën e Piolit, si dhe përpjekje për të bindur Leao-n të nënshkruajë rinovimin e kontratës që skadon në qershor 2024.

Një tjetër çështje pezull lidhet gjithashtu me qëndrimin e Brahim Diaz në Milanello, me Maldini dhe Massara të cilët rinovuan huazimin e fantazistit spanjoll nga Real Madrid verën e kaluar.

Blerja përfundimtare e numrit dhjetë ishte vendosur në 22 milionë euro, me të drejtën e riblerjes të mundshme në favor të ‘Blancos’ për një shumë prej 27 milionësh.

Milan-i po kërkon një zgjidhje për të ulur shifrën, duke u fokusuar në gatishmërinë e Brahim për të qëndruar përgjithmonë me fanellën e kuqezinjve edhe përtej verës së ardhshme.

Marrëdhëniet me Real-in janë të shkëlqyera, me drejtorin teknik Maldini i cili nuk do të donte të shkonte përtej ofertës prej 16 milionë eurosh për të blerë përfundimisht lojtarit nga kampionët e Europës në fuqi.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë së shpejti, me Milan-in duke vendosur kështu të fokusohet te Brahim Diaz duke pasur parasysh paraqitjen e pakënaqshme të deritanishme nga ana e De Ketelaere.

Në fillim të sezonit, spanjolli dukej se qëndronte pas hierarkive të Pioli-t, ndërsa ka arritur ta parakalojë belgun me kalimin e javëve dhe ka rifituar një rol kyç në formacionin e kuqezinjve.

Dhe kushedi, konfirmimi i Brahim Diaz do të bëjë që drejtuesit e klunit milanez të vlerësojnë një shitje të mundshme të De Ketelaere në fund të sezonit…

Ndërkohë, numri dhjetë ka vendosur me golin e tij përballjen e 1/8-ave të Champions League ndaj Tottenhamit dhe tashmë pret me besim grumbullimin me Spanjën që duket se e preferon para Marokut.

Falë babait të tij maroken, Diaz ka një pasaportë të dyfishtë, por deri më tani ai ka refuzuar gjithmonë grumbullimin me përfaqësuesen afrikane në pritje të grumbullimit nga Furitë e Kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat