Nga tërheqja e Ardian Koznikut dhe Ante Mishes, skuadra arabe ka marrë tatëpjetën

Futboll

Nga tërheqja e Ardian Koznikut dhe Ante Mishes, skuadra arabe ka marrë tatëpjetën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 mars 2023 Në ora: 17:52
Ardian Kozniku dhe Ante Mishe

Skuadra Al-Faisaly po përjeton krizën e tmerrshme të rezultateve, ka shtatë javë që nuk dijnë çka është fitorja, ka vetëm dy barazime dhe pesë humbje.

Nga java e 17-të, trajnerët Ante Mishe dhe Ardian Kozniku, u tërhoqën nga skuadra.

Kjo u bë në mënyrë të çuditshme nga drejtuesit e klubit, por që iu ka kushtuar shtrenjtë.

Image

Ardian Kozniku

Sa ishin Mishe dhe Kozniku, Al-Faisaly kryesonte renditjen në Ligën e Parë të Arabisë Saudite, ndërsa tani ka rënë në vend të gjashtë dhe rrezikon që hyjë në elitën e futbollit të këtij shteti.  

“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me klubin Al-Faisaly.

E falënderoj për korrektësi. Falënderoj tifozët dhe gjithë strukturat e klubit.

Jemi larguar ballëlart, duke e lënë ekipin në krye të tabelës”, thotë Kozniku ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në javën e 17-të, Al-Faisaly ka barazuar me rezultat 1:1 Al-Shoalah-in.

Tani Al-Hazem e kryeson tabelën me 53 pikë pas 25 jave e Al-Faisaly është në vend të gjashtë me 39.

Flitet se drejtuesit e klubit kërkuan nga Mishe e Kozniku, që asnjë fitore mos të jetë ndër 3:0 dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.

Me një fjalë, nga tërheqja e Ardian Koznikut e Ante Mishes, skuadra arabe ka marrë tatëpjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat