Besiktas e përjashton nga ekipi

Futboll

Besiktas e përjashton nga ekipi

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:54
Dele Alli

Fantazisti anglez Dele Alli nuk del dot nga tuneli. Rënia e vazhdueshme, e detyroi anglezin që të pranojë transferimin në Turqi, te Besiktasi, me synimin për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Megjithatë as atje Dele Alli nuk ia ka dalë të bëjë mirë dhe së fundi është përjashtuar nga ekipi, nga ana e trajnerit Senol Gunes.

Ky i fundit tha se ka biseduar edhe me drejtuesit e klubit dhe Dele Alli do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në tribunë, teksa edhe stërvitjen do ta kryejë me skuadrën e të rinjve.

Shkak është bërë mungesa e impenjimit në stërvitje nga ana e anglezit, që gjithashtu pretendonte se aktivizohej pak.

Gjithsesi deri në fund të sezonit futbollisti nuk mund të transferohet në asnjë ekip dhe do të duhet të jetojë si i ndarë në shtëpi, me klubin e Besiktas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat