Ribery: Di Maria dhe Robben më të mirët në 20-vitet e fundit

Futboll

Ribery: Di Maria dhe Robben më të mirët në 20-vitet e fundit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:26
Ribery gjatë një ndeshje

Franck Ribery nuk është më pjesë e fushës së blertë, por mbetet pjesë aktive në futboll duke qenë se mban rolin e bashkëpunëtorit teknik te Salernitana, aty ku edhe mbylli karrierën.

Së fundmi, francezi foli për patriotët e tij te Juventus, Paul Pogba dhe Adrien Rabiot.

Ish-sulmuesi pati vlerësime të shumta për dy mesfushorët ndërsa nuk harroi të vlerësonte edhe Di Maria për të cilin u shpreh se së bashku me Arjen Robben, në 20-vitet e fundit kanë qenë më të mirët në rolin e tyre.

“A kam folur me Pogba? Po, folëm para se ai të rikthehej në fushë kur ishte ndeshja e Juventusit me Torinon.

Pogbas i duhet vetëm të rigjejë vazhdimësinë sepse ai është një kampion dhe këtë nuk mund ta diskutojë askush.

Rabiot? Ai është një lojtar i rrallë, shumë i fortë. Ka një fizik për t’u vlerësuar dhe më duket në rritje të vazhdueshme.

Luan mirë me të dyja këmbët dhe ka një goditje të fortë. Kur është në më të mirën e tij, ai fluturon.

Di Maria? Ai i ngjason shumë Robben. Janë të dy lojtarë që luajnë me të majtën dhe kanë qenë më të mirët në atë rol për 20-vitet e fundit. Argjentinasi është në kategorinë e lojtarëve që mund të koonsiderohen artistë.

Atë që pjesa më e madhe e bëjnë me duar, Di Maria e bën me këmbë. Nuk më surprizon impakti që ai k ate Juventus”, u shpreh Ribery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat