Guardiola në “sulm”

Futboll

Guardiola në “sulm”

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:33
Guardiola

Një nga zbulimet e Argjentinës kampione të botës në Katar ishte edhe Alexis Mac Allister.

Mesfushori që aktivizohet me Brighton në Premier League ia doli ndeshje pas ndeshje të fitonte besimin e trajnerit Lionel Scaloni duke rezultuar si një nga titullarët kryesorë të kombëtares albiceleste.

Si rrjedhojë shumë klube nisën interesimet e para për Mac Allister mirëpo hapat konkretë i ka marrë Pep Guardiola.

Sipas Tyc Sports, tekniku i Manchester City kontaktoi me mesfushorin për t’i ofruar një kontratë me The Citizens.

Gjithsesi, nga ana tjetër klubi i Brighton po reziston duke njohur edhe faktin se për lojtarin ka shumë interes. Disa nga klubet që pretendojnë shërbimet e Mac Allister janë Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat