Formacionet zyrtare Freiburg - Juventus

Futboll

Formacionet zyrtare Freiburg - Juventus

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:42
Formacionet

Në më pak se një orë në “Europa-Park Stadion”, vendasit e Freiburg do të presin “bardhezinjtë” italianë të Juventus, në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League.

Tekniku i vendasve, Christian Streich ka vendosur të përdorë formulën 3-4-3, ku në portë është pozicionuar Mark Flekken.

Në mbrojtje Kubler, Ginter dhe Gulde. Në mesfushë janë pozicionuar Sildilla, Eggestein, Hofler dhe Gunter, ndëra “tridenti” i sulmit i është besuar treshes Doan, Gregoritsch dhe Holer.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur t’i kundërpërgjigjet vendasve me formacionin 3-5-2. Në portë si zakonisht është vendosur polaku Szczesny. Në mbrojtje Gatti, Bremer, Danilo.

Në qendër të mesfushës janë pozicionuar Rabiot, Locatelli dhe Fagioli, ndërsa nga krahët janë vendosur Kostic dhe Cuadrado.

Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes Kean-Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat